Presidenti i Bullgarisë, Ruman Radev paralajmëroi politikë të re ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai sot kishte takim me shoqatat bullgare nga Maqedonia e Veriut. Fokusi është i njëjtë, ndërsa presidenti bullgar deklaroi se Bullgaria nuk do të lëshojë pe për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, derisa të zgjidhet çështja bullgare në Maqedoni.

Para më pak se një muaji edhe shoqatat e Maqedonisë në Bullgari miratuan Deklaratën ku kërkohet që Sofja të ndalojë mohimin e tyre, diskriminimin dhe asimilimn.

Nënkryetarja bullgare e Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për histori, Ilijana Jotova tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk është e mirë për shkak se është i përgjithshëm dhe nuk po realizohet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Radev paralajmëron politikë të re ndaj Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.