Presidenti bullgar Rumen Radev sot tha se është i kënaqur që liderët evropianë “më në fund e kuptuan problemin e vërtetë me Maqedoninë e Veriut” dhe se të gjitha përpjekjet për të ushtruar presion ndaj Sofjes ishin kundërproduktive.

“Në të gjitha këshillat evropiane – që nga maji, kam biseduar me çdo lider evropian për temën e R. Maqedonisë së Veriut. Dua t’i falënderoj, sepse për herë të dytë tema është jashtë rendit të ditës. Partnerët tanë më në fund e kanë kuptuar se ku është problemi i vërtetë. Problemi ka një ndikim të thellë në themelet e vetë BE-së – të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimi”, tha Radev për mediat bullgare në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin e gjashtë të Partneritetit Lindor dhe Këshillit Evropian.

Radev, siç transmeton “BGNES”, theksoi se Sofja do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj, jo vetëm historinë, duke theksuar se prioritet kryesor është respektimi i të drejtave të njerëzve me identitet bullgar.

“Nuk japim afate. Ky proces nuk udhëhiqet nga afatet, por nga rezultatet”, tha Radev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, të gjitha përpjekjet për të ushtruar presion ndaj Bullgarisë janë kundërproduktive.

“Presidenti francez Emmanuel Macron e njeh qartë pozicionin e Bullgarisë dhe prandaj nuk pres presion. Ne kemi një marrëveshje të qartë. Ne duhet të zgjidhim çështjet e energjisë me Francën”, shtoi Radev./Telegrafi/

The post Radev: Për çështjen e Maqedonisë nuk udhëhiqemi nga afatet, por nga rezultatet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";