“Rruga e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, kalon përmes Sofjes”.

Këtë e tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, gjatë shënimit të festës së “Kirilit dhe Metodit”.

“Përnjëherë u bëra shumë interesant për të gjithë liderët evropianë. Për momentin është kthyer shumë vëmendje drejt Bullgarisë. Nuk do ta përdor fjalën presion, por të mos harrojmë që Bullgaria është anëtare e NATO-s. Nga vendet tjera kërkojmë solidaritet. Më e rëndësishme është të mos lejojmë probleme të reja në BE”, tha Radev.

Ai kujtoi se së bashku me presidentin e RMV-së Stevo Penarovski, do të marrin pjesë në Romë dhe do të udhëtojnë në një aeroplan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me presidentin Pendarovski do ta publikojmë qëndrimin, angazhimin dhe vullnetin tonë politik, se do t’i zhvillojmë marrëdhëniet në mes dy vendeve në frymën e besimit dhe fqinjësisë së mirë”, tha Radev./Telegrafi/

Radev: Rruga e Maqedonisë për në BE, kalon kah Sofja shkruan Telegrafi.