Radhët e gjata që në mëngjesin e sotëm ka në vendkalimin kufitar “Bllacë”, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, dhe se qytetarët thonë se ato tashmë janë bërë gjë e zakonshme.

Kolona të gjats u krijuan pasi që ka rënë sistemi i kontrollit të dokumenteve.Këtë e pohojnë vetë policët kufitar, duke shtuar se kjo po i ndodhë shpesh.

Kolonat në disa qindra metra u krijuan në të dyja anët e kufirit të Maqedonisë. Ndërkohë, në kufirin e Kosovës nuk ka aspak pritje, pasi që makinat i kalojnë shumë shpejt.

Lidhjet familjare të shumta mes qytetarëve të kësaj ane të kufirit me anën matanë janë të shumta dhe arsye shtesë për shtimin e vizitave në ditët e pushimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arsye tjetër janë edhe vizitat turistike, shopingu në qendrat tregtare në Shkup nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas.

Fluksi është rritur edhe me ardhjen e mërgimtarëve.

The post Radhë të gjata në vendkalimin kufitar “Bllacë” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";