Rrëmujë edhe sot para sporteleve të MPB-së ku lëshohen pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi, por edhe shtetësi.

Qytetarët edhe në temperatura ekstreme vijnë në sportele për të përtëritur dokumentet që kanë skaduar.

Disa nga qytetarët u ankuan se nuk mund të caktonin termin për marrje të pasaportës.

Kjo vjen si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve ku shumica e tyre nuk mund të presin gjatë dhe detyrohen të paguajnë nxjerrjen e pasaportave me procedurë të shpejtë, madje disa qytetarë ankohen se edhe pse po paguajnë ata detyrohen të presin nga 3 deri në 4 orë për marrjen e dokumenteve personale. /KlanMacedonia/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Radhë të gjata para sporteleve të MBP-së për nxjerrjen e dokumenteve personale në Maqedoni shkruan Telegrafi.