Blerant Ramadani, përfaqësuesi i koalicionit VLEN, ka folur për mungesën e përfaqësimit shqiptar në njësinë speciale ‘Tigrat’, duke shfaqur ndjenja të thella të shqetësimit për mënyrën sesi kryetari Talat Xhaferi e ka trajtuar këtë çështje. Në një deklaratë për media, Ai kritikoi përgjigjen e Xhaferit, duke e akuzuar atë për shkëputjen nga realiteti dhe përgjegjësitë e tij, njofton Telegrafi.

“Kryeministri shqiptar i BDI-së, nuk është asgjë tjetër veçse një simbolikë pa rezultate konkrete dhe pragmatike. Si i tillë, ai mbetet teknik dhe i pafuqishëm për të çuar përpara ndonjë çështje të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Detyra e tij është shndërruar në imponimin e rolit të tij si inspektor dhe autoritet i rëndësishëm dhe profesional tek nëpunësit administrativ. Mburret duke shkuar nëpër zyra dhe pretendon kryeministrin e vërtetë dhe të drejtën e tij për të vizituar gjithçka, mirëpo ku nuk i përshtatet ose ku nuk ka autoritet të mjaftueshëm, Talat Xhaferi hedh topin e përgjegjësisë diku tjetër”, tha ai.

Gjithashtu,ai shprehu zhgënjimin për mungesën e veprimeve nga ministrat shqiptarë të BDI-së, si Agim Nuhiju dhe Zemri Qamili, të cilët nuk shfaqën asnjë interes për të adresuar mungesën e përfaqësimit shqiptar në njësinë ‘Tigrat’. Ai argumentoi se për shqiptarët, mungesa e përfaqësimit në njësinë ‘Tigrat’ është një ofendim i madh dhe shqetësimi për qytetarët e komunitetit shqiptar.

Në fund të deklaratës, Ramadani shprehu bindjen e tij se pas zgjedhjeve të ardhshme, kuadrot shqiptare do të kenë mundësinë për të qenë pjesë e të gjitha niveleve të institucioneve vendore dhe qendrore, duke shtuar se përparimi i shqiptarëve do të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të tyre në koalicionin VLEN. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ramadani: Mungesa e përfaqësimit në ‘Tigrat’, ofendim për shqiptarët dhe shqetësim për qytetarët shkruan Telegrafi.