Ramiz Merko dëshmoi për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me dëshminë e të akuzuarit për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore “Goce Dellçev” në Podgorcë (dy lëndë), “Murat Llabunishti” në Llabunishtë dhe “Ashim Agushi” në Ladorishtë sot në Gjykatën themelore në Strugë vazhdoi procesi gjyqësor kundër kryetarit të komunës, Ramiz Merko.

Për lëndën e ndarë për shkollën “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, u dëgjuan dy dëshmitarë, ndërsa në seancëne  ardhshme është paralajmëruar dëgjimi i këshilltarit teknik, pas çka do të pasojnë fjalët përmbyllëse dhe aktvendimi.

Në seancën e ardhshme të caktuar për më 19 qershor, mbrojtja, siç informoi gjykatësi i lëndës, Jordan Jovanov, do të ketë fjalë përmbyllëse për katër lëndë të bashkuara, pas çka do të kumtohet aktvendimi.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për katër lëndë të bashkuara në një, mbrojtja kërkoi kohë shtesë për të përgatitur fjalët përmbyllëse”, theksoi Jovanov.

Advertisement

Në dëshminë, Merko tha se nuk ka bërë asgjë gabim në raport me emërimin e drejtorëve në shkollat fillore, përkatësisht se ai vetëm ka nënshkruar atë që e kanë përgatitur shërbimet. Por, theksoi se nëse e ka shkelur ligjin, do t’i merreshin ingerencat nga Ministria e Arsimit dheShkencës, duke nënvizuar se ajo nuk ka ndodhur.

Ai pohoi se ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shakiqi ka qenë i njoftuar me gjendjen dhe i ka dhënë sqarime se ekzistojnë kushte ligjore për t’u emëruar u.d. drejtor një person i cili nuk vjen nga radhët e të punësuarve në institucion nëse në konkurs, asnjëri nga shkolla nuk ka parashtruar kandidaturë për drejtor dhe se për atë ka ekzistuar qëndrim i vendosur nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Theksoi se disa herë Shakiri i ka propozuar njerlzit të cilët ishin emëruar në funksion, duke përkujtuar se edhe drejtorët kanë thënë se nuk kanë pasur takim me kryetarin e komunës, por ishin vendosur nga ministri.

Sipas tij, si ka qenë e mundur të akuzohet për gjoja vepra të kryera penale pa u akuzuar ministri i Arsimit në kushte kur kompetencat u janë caktuar në nen të njejtë të ligjit. Duke shtuar se në fillim të vitit shkollor 2024/25 kur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska i ka marrë ingerencat për shkollat fillore në Drasllajcë dhe Podgorcë ishin emëruar u.d. drejtorë, të cilët nuk i përmbushin kushtet.

Advertisement

Theksoi edhe se të gjithë drejtorët e vendosur në mënyrë të ndershme, të përgjegjshme dhe ndërgjegjshme e kan ë kryer funksionin dhe se nga dëshmia e inspektorëve më së shumti që ka kryer kryetari i komunës – ka qenë kundërvajtje, dhe jo vepër penale.

Kundër Merkos në rrjedhë janë dy procese gjyqësore dhe për akuza të tjera për punë të pandërgjegjshme në shërbim, ndërsa Gjykata e Strugës dje solli aktvendim lirues për furnizimin e automjetit luksoz “Audi” në vlerë prej 67.000 eruove. Ai ndodhet edhe më “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të përzierjes në korrupsion.

The post Ramiz Merko dëshmoi për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkolla appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy