Enti Shtetëror për Auditim (ESHA), pas auditimit të pasqyrave financiare së bashku me auditimin e përputhshmërisë së Institucionit Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Hematologji me llogarinë e fondeve të Fondit (737) për vitin 2023, shpreh një opinion të pafavorshëm në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe një opinion të kualifikuar mbi përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregulloret ligjore përkatëse për vitin 2023.

“Pasqyrat financiare dhe përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret për vitin 2017 u audituan dhe u shpreh një opinion i kualifikuar në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës”, njoftojnë nga ESHA.

Auditimi, siç tregohet nga ESHA-ja, mbuloi edhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin Përfundimtar të Auditorit Shtetëror të Çertifikuar për vitin 2017, dhe u përcaktua se nga pesë rekomandimet e dhëna, tre u zbatuan, një u zbatua pjesërisht dhe një rekomandim nuk u zbatua.

“Auditimi i pasqyrave financiare të Klinikës për vitin 2023 përcaktoi se ilaçet e marra dhe të konsumuara për sëmundje të rralla dhe ilaçet e dhuruara nuk ishin regjistruar në regjistrat kontabël; Në disa nga procedurat e prokurimit publik të kryera, kemi vërejtur zbatim të papërshtatshëm të Ligjit të Prokurimit Publik dhe pagesë jo kronologjike të detyrimeve të marra përsipër”, thonë nga ESHA-ja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të kapërcyer kushtet e identifikuara, auditorët dhanë rekomandime për personat dhe autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa dhe aktivitete me qëllim përmirësimin e kushteve./Telegrafi/

The post Raporti i auditimit tregoi se Klinika e Hematologjisë në RMV nuk i regjistroi ilaçet për sëmundjet e rralla appeared first on Telegrafi.