Ndërmarrja për Transport Publik (NTP) Shkup nuk është në gjendje të ofrojë shërbime cilësore, ka parregullsi dhe mospërputhje në funksionimin e ndërmarrjes.

Kështu tregon raporti i fundit i Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023. Sipas Revizionit, Ministria e Arsimit prej dy vitesh nuk ka paguar për transportin falas të studentëve. Kjo pasi Qeveria nuk ka marrë vendim për miratimin e parave nga buxheti për mbulimin e shpenzimeve të transportit falas për studentët e rregullt në universitetet shtetërore.

NTP vazhdon ta përmbush obligimin ligjor për transport publik falas për studentët, por pa kompensim. Sipas raportit subvencioni i Qytetit të Shkupit në shumë prej rreth 10 milionë euro nuk është i mjaftueshëm për të arritur qëllimet strategjike për sistem të qëndrueshëm të transportit dhe zhvillimin e transportit publik të kryeqytetit.

Auditorët konstatuan gjithashtu se për shkak të pagesës së vonuar, transportuesit operojnë me kapacitet të reduktuar dhe nuk plotësojnë kapacitetin e kërkuar prej të paktën 80 për qind. Gjithashtu, janë konstatuar parregullsi në mënyrën e përcaktimit dhe llogaritjes së pagës bruto të punëtorëve për shkak të zbatimit jo korrekt të rregulloreve ligjore dhe marrëveshjes kolektive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Raporti i Revizionit: NTP-ja në gjendje të rëndë, nuk mund të ofrojë shërbime cilësore appeared first on Telegrafi.