Ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkvoski nga dje nuk është në paraburgim shtëpiak për shkak se Gjykata e Apelit ia hoqi masën dhe pranoi garancinë prej 192.000 eurove.

Këtë vendim e ka marrë Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjykatësit Tanja Mileva, kreytari i këshillit, Gjoko Ristov dhe Lirie Elezi Ajrullahu.

Në vendim thuhet se pranohet garancia e ofruar nga i akuzuari Rashkovski në vlerë prej 192.980 euro që përmban pronë të patundshme.

Në vendimin e gjykatës thuhet se i akuzuari pas heqjes së masës së paraburgimit shtëpiak ka për detyurë që të paraqitet çdo të hënë të parë në muaj në ora 10:00 në gjykatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përkohësisht marrjen e dokumentit të udhëtimit për të kaluar kufirin, përkatësisht ndalesa për dhënie të dokumentit”, thuhet në gjykatë./Telegrafi/

The post Rashkovski del nga paraburgimi shtëpiak, prej sot do të mbrohet në liri appeared first on Telegrafi.