Ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski i cili akuzohet se ka blerë softuer për dënime në komunikacion dhe kundërvajtje, për “Fokus” u shpreh se ministri Oliver Spasovski ka ditur për softuerin.

Spasovski pasi u bë publike afera tha se MPB ka nevojë për softuer për siguri në komunikacion, por se blerja e softuerit nuk është me porosi nga MPB.

“Me ministrin Spasovski kemi biseduar për këtë temë, e kam njoftuar për të dhënat që i kemi marrë nga periudha e testimit dhe ia kam prezantuar edhe videomaterialin nga testimet. Po ashtu MPB është njoftuar për testimet e zbatuara”, tha Rashkovski.

Kujtojmë se sot Rashkovskit iu hoq paraburgimi shtëpiak për shkak se gjykata më herët ia kishte pranuar garancinë e ofruar prej 192 mijë eurove./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rashkovski: Me Spasovskin kemi biseduar për softuerin dhe ia prezantova videon appeared first on Telegrafi.