Prokuroria e Lartë Publik dha pëlqimin që Dragi Rashkovski të dalë nga paraburgimi me garanci. Këtë e kanë vërtetuar nga Prokuroria për “360 gradë”.

Ai u ankua ndaj vazhdimit të masës së paraburgimit ndaj tij në gjysmën e dytë të muajit maj në gjykatë, ndërsa Prokuroria thotë se ai ka ofruar rreth gjysmë milion euro.

“Ju njoftojnë se Prokuroria e Lartë Publike Shkup, ndaj ankesës së të akuzuarit D.R me garanci të ofrua ku i ofrohet Gjykatës së Apelit, ia pranoi ankesën të akuzuarit dhe pranoi garancinë e ofruar në letër në vlerë prej 30.686.215.00 denarë dhe zëvendësoi masën e paraburgimit me garancinë e ofruar”, thonë nga Prokuroria.

Kjo nuk do të thotë se Rashkovski del nga paraburgimi për shkak se Prokuroria jep mendim, ndërsa vendimin e merr gjykata. Për vendimin përfundimtar e merr Gjykata e Apelit në Shkup i cili duhet të vendosë ndaj ankesës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kundër Rashkovskit momentalisht ka dy hetime. Të dy kanë të bëjnë me tenderë ku janë marrë shërbime që askush nuk i ka kërkuar dhe nuk i ka përdorur./Telegrafi/

Rashkovski ofron gjysmë milion euro për të dalë nga paraburgimi, prokurorët pranojnë shkruan Telegrafi.