Më dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Vlladimir Atanasovski, sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit. I pari dëshmoi ish kryeprokurori Marko Zvrlevski, i cili tha se i njeh të akuzuarit.

“Me Vlladimir Atanasovskin jam takuar vetëm zyrtarisht, por kur saktë nuk më kujtohet. Shkaku i takimit ka qenë zyrtarë, derisa i akuzuari ka qenë drejtor i Agjencisë për kundërzbulim financiar. Takim tjetër, as privat e as zyrtar nuk ka pasur”, tha Zvrlevski.

Para dëgjimit të dëshmitarit të dytë, me kërkesë të mbrojtjes opinioni u largua nga salla, sepse bëhet fjalë për dëshmitarë të ish-punësuar në DSK. Rasti gjendet në procedurë të dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, derisa përfaqësues i Prokurorisë është Vilma Ruskoska. Seanca e radhës është caktuar për më 18 mars.

Rasti “27 prilli”, Zvrlevski: Me Atanasovskin jam takuar vetëm zyrtarisht shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";