Rasti “Frosina”, Vasil Jovanov pranon fajin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

20 vjeçari Vasil Jovanov sot në Gjykatën Penale në Shkup pranoi fajin për aksidentin fatal në të cilin humbi jetën 22 vjeçarja Frosina Kullakova. Jovanov më 29 janar të këtij viti në bulevardin “Aradhet Partizane” e përplasi për vdekje Kullakovën.

Gjykimi filloi me fjalën hyrëse të prokurorit Aleksandar Markovski, i cili deklaroi se deri më tani janë marrë në pyetje tetë dëshmitarë, shumica prej tyre dëshmitarë okularë. Para gjykatës foli shkurt nëna e Frosinës. Ajo kërkoi dënim maksimal për Jovanovin, për hir të drejtësisë, jo për hakmarrje.

Babai i Frosinës theksoi se në këtë shtet drejtësia e ka humbur vlerën dhe shtoi se kjo nuk është vetëm një luftë për Frosinën, por për t’u siguruar që asnjë fëmijë më të mos përfundojë nën rrotat e ndonjë njeriu të pamëshirshëm që më pas përpiqet të ikë nga përgjegjësia.

Jovanov gjykohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, për të cilën është paraparë dënim maksimal prej 20 vitesh burg. /Alsat/

Advertisement

The post Rasti “Frosina”, Vasil Jovanov pranon fajin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy