Oda e Mjekëve nuk ka vendosur ende për licencat e mjekëve për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe më 5 tetor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të premten e kaluar i ka dërguar Odës së Mjekëve propozime, por Oda e Mjekëve ende nuk ka marrë vendim konkret.

Të pyetur nga Alsat, nga Oda e Mjekëve u përgjigjën shkurt se: “Udhëzimet e marra nga Ministri i Shëndetësisë janë në fazën e shqyrtimit dhe konsultimit me organet e Odës për veprim të mëtejshëm. Ne e konsiderojmë rastin jashtëzakonisht serioz dhe të rëndësishëm, kështu që qasja e Odës është e thelluar dhe profesionale”.

Njëri ndër rekomandimet e propozuara të ministrit është marrja e licencës përkohësisht, të dy mjekeve specialiste në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, që ishin kujdestare më 3 tetor, kur foshnja u dërguar për shërim shtëpiak, përderisa ka qenë e nevojshme që të shtrohej në klinikë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Klinika Kozle, nuk kanë marrë asnjë vendim për këtë rast, madje mohojnë se tek ata kishte lëshime profesionale./Alsat/

The post Rasti i foshnjës 14 muajshe, Oda e Mjekëve ende nuk ka vendosur për licencat e mjekëve të përfshirë appeared first on Telegrafi.