Prokurorët Lençe Ristoska dhe Trajçe Pelivanov sot në Gjykatën Penale thonë fjalët përfundimtare për rastin “Shënjestra-Fortesa”, e cila i referohet përgjimit masiv nga DSK nga viti 2008 deri në 2015.

Sipas Ristovska, ekzistojnë tre kategori viktimash nga përgjimi masiv i paligjshëm në DSK.

“Gruaja e Kryeministrit Zoran Zaev, Zorica Zaeva, u përgjua për 285 ditë, gazetarja Olivera Trajkovska u përgjua në tre telefona për 400, 638 dhe 1.589 ditë. Redaktorja e së përjavshmes “Fokus” Jadranka Kostova, gazetari Goran Mihajlovski 362 ditë, Mladen Çadikovski 471 ditë, Ministri Fatmir Besimi 1.422 ditë, Hari Kostov 746 ditë”, njoftoi Ristovska.

Gjykimi është në fazën e tij të fundit, midis të akuzuarve janë ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe gjashtë persona të tjerë nga administrata./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Rasti “Shënjestra-Fortesa”: Fatmir Besimi, gruaja e Zaevit dhe disa gazetarë janë përgjuar për disa ditë me radhë shkruan Telegrafi.