Gjykata Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimet për rastin “TNT”, konkretisht rrënimin e objektit “Kosmos” të afaristit Fijat Canovski.

Në bazë të vendimit, fajtorë u shpallën, ish-kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, ish kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski, ish-ministri i transportit Mile Janakieski si dhe Elizabeta Najdovska.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me nëntë vitë burgim, Toni Trajkovski me katër vite burgim, Elizabeta Najdovska poashtu u dënua me katër vite burgim si dhe Mile Janakieski me tre vite heqje lirie.

Gjithashtu, u kërkua nga palët e përfshira në proces që të gjithë bashkarisht të paguajne dhe dëmin e shkaktuar ndaj afaristit Canovski, në vlerë totale prej mbi 11 milion eurove.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rasti “TNT”, Nikolla Gruevski dënohet me nëntë vite burgim ndërsa Mile Janakieski me tre vite shkruan Telegrafi.