
Arben Taravari ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultatit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Taravari thotë se Valbon Limani dhe Isën Shabani kanë arritur rezultate rekord të cilat duhet të certifikohen në raundin e dytë.
“Të dashur qytetarë. Këto kanë qenë orë të jashtëzakonshme. Duke ju falenderuar për votën tuaj jam i gëzuar të ndaj me ju lajmin se Valbon Limani dhe Isen Shabani kanë arritur rezultate rekord të cilat do të çertifikohen në raundin e dytë sepse për fare pak nuk e kanë plotësuar censusin”.
“Kandidati Blerant Ramadani ka humbur numerikisht me një diferencë shumë të vogël por kjo humbje është vetëm një fraksion përpara suksesit që ky djalë ka dhe do të ketë. Nazim Taipi e ka humbur Tearcën por është një vlerë e shtuar në forcën tonë politike”.
“Uroj të gjithë fituesit e këtyre zgjedhjeve pa përjashtim, dhe i uroj suksese të gjithë atyre që ende vazhdojnë garën. Tashmë Gostivari konfirmon që është baza e re e opozitës shqiptare dhe kjo do të sjellë risi në të gjithë dinamikën politike”, ka shkruar Taravari.