Enti Shtetëror për Statistika informon se mërgata e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar me procesin e regjistrimit.

Siç thonë nga ESSH, brenda një dite janë regjistruar 7.102 shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 137.111.

“I ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë të shfrytëzojnë rastin dhe t’u përgjigjen pyetjeve në aplikacion. Për çdo paqartësi në lidhje me metodologjinë e regjistrimit ose ndonjë problem teknik, Enti Shtetëror i Statistikave është në dispozicion të tyre me linjat e hapura të komunikimit në dispozicion në faqen e internetit Popis2021.stat.gov.mk”, thonë nga ESHS.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë ka nisur më 1 mars, ndërsa do të përfundojë më 21 prill./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Regjistrimi në Maqedoni: Për një ditë janë regjistruar mbi shtatë mijë mërgimtarë shkruan Telegrafi.