Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.781 testime për coronavirus, ndërsa 476 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 270, Prilep – 25, Kumanovë – 24, Manastir – 21, Kavadar dhe Kërçova – nga 18, Gjevgjeli – 16, Veles – 13, Tetovë – 12, Gostivar – 9, Negotinë – 8, Ohër – 7, Struga dhe Kriva Pallanka – 5, Koçan – 4, Radovish dhe Kratovë – 3, Strumicë, Berovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Demir Kapi – 2, Resnjë, Dibër, Probishtip, Krushevë dhe Makedonska Kamenica – nga një.

Mga MSH informojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 pacientë të vdekur, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 8 pacientë tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 16 shkurt deri 27 shkurt 2022.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 524 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 297.738, prej të cilëve 285.280 janë shëruar, ndërsa 9.027 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (1 mars) është 3.431./Telegrafi/

Regjistrohen 476 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";