Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.537 testime për coronavirus, ndërsa 679 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup (237), ndërsa 130 janë riinfeksione.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje.

Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 291 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i të infektuarve shkon në 332.667, prej të cilëve 318.890 janë shëruar, ndërsa 9.398 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (9 gusht) është 4.379./Telegrafi/

Regjistrohen 679 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";