Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, sot më 25.07.2024 ka regjistruar dy tërmete, epiqendra e të cilëve i përkasin epiqendrës zona Dellçevë – Berovë, 125 km në juglindje të Shkupit.

Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 18:28 dhe ka qenë me magnitudë të shkallës Rihter M L 3,6, ndërsa i dyti në orën 18:30.

Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti i parë është ndjerë nga popullata në qytetet Berovë, Dellçevë dhe rrethinë, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa i dyti ishte III gradë sipas shkallës së njëjtë./Telegrafi/

The post Regjistrohen dy tërmete në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";