Regjistrohen dy tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe në orën 5 e 16 minuta janë regjistruar tërmete, epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit, ML3.4 dhe ML2:3, informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

The post Regjistrohen dy tërmete në territorin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy