Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e kaluara janë kryer 2.250 teste, ndërsa janë regjistruar 319 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 54 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 288 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2 viktima nga coronavirusi nga Shkupi (69 dhe 71).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 302.867, numri i të shëruarve është 291.719, numri i të vdekurve ka arritur në 9.164, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.984./Telegrafi/

Regjistrohen dy viktima dhe 319 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.