Në Strugë është regjistruar rast i infektimit me llojin e ri të virusit corona, Omicron, kanë konfirmuar për “Alsat” nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër.

Ai është një i moshuar, një rast asimptomatik dhe aktualisht ndodhet në izolim. Personi i infektuar nuk ishte plotësisht i vaksinuar me dy doza.

Ky është rasti i dytë i konfirmuar zyrtarisht me Omicron në Maqedoninë e Veriut, pasi javën e kaluar u zbulua nga një shtetas i ardhur nga Britania e Madhe.

“Burri erdhi për t’u testuar për udhëtim dhe gjatë kontrollit që duhet bërë gjatë udhëtimit, duhet bërë një test PCR për personat që nuk kanë marrë dy vaksina kundër Covid-19. Gjatë skriningut u zbulua se personi ishte i infektuar me Omicron. Burimi nuk dihet, ai nuk e di se nga e ka marrë infeksionin. Meqenëse në rajonin e Strugës kemi shumë mysafirë nga vendet e tjera, të cilët janë punëtorët tanë imigrantë, ndoshta disa prej tyre mund të jenë burim i infeksionit Omicron”, tha epidemiologja Jovanka Strullakova Koroveshoska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Regjistrohet rasti i dytë me Omicron në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.