Profesoresha dhe ish-deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski thotë se Maqedonia e Veriut nuk e shfrytëzon aq sa duhet përfitimin nga anëtarësimi në NATO.

“NATO nuk është vetëm tanke dhe armatë. NATO është lidhje politike, por ne shumë pak e shfrytëzojmë forumin politik në NATO të debatojmë për temat e pavarësisë dhe integriteti”, tha Remenski.

Sipas saj, retorika e palës bullgare në bisedime nuk është vlerë e Kartës së OKB-së dhe vendeve anëtare dhe se Bullgaria duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Kujtojmë se Bullgaria dhe Maqedonia po negociojnë në çështjet historike në mënyrë që të debllokohet procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Remenski: Maqedonia nuk e shfrytëzon mjaftueshëm anëtarësimin në NATO shkruan Telegrafi.