Në një përpjekje për të analizuar rezultatet e Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Studentëve (PISA) 2022, Maqedonia e Veriut shënon një rënje të dukshme në të gjitha tre lëndët kryesore: matematikë, lexim dhe shkencë.

Sipas të dhënave, në matematikë Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rezultat prej 60 pikëve, duke shënuar një rënie prej -6 pikëve krahasuar me vitin 2018. Në lexim, vendi ndodhet në pozitën e 70 me një rënie prej 34 pikëve, ndërsa në shkencë zë vendin e 67 me një rënie prej -33 pikëve.

Ndryshe nga vendet Kosova e cila shënon një pozicion të ngjashëm, duke zënë vendin e 78-të, me një rënie prej 11 pikë nga viti 2018. Për lëndët specifike, ajo renditet në vendin e 76-të për lexim, 77-të për shkencë dhe 74-të për matematikë.

Dhe nga ana tjetër, Shqipëria ndodhet në një pozicion relativisht më të mirë, zënë vendin e 66-të për matematikë. Për lexim dhe shkencë, vendi ndodhet në të njëjtën pozicion, të rangut 71.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dhënat theksojnë një hendek të thelluar midis performancës së vendeve me rezultate më të larta dhe më të ulëta, duke sjellë një sfidë të madhe për Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Në përgjithësi, hendeku midis përqindjes së 90-të dhe 10-të të performancës së matematikës është më shumë se 135 pikë në të gjitha vendet dhe ekonomitë, duke rritur nevojën për veprime të menjëhershme në sektorin arsimor. /Telegrafi/


Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Testi “PISA”, Shqipëria me rënie drastike të performancës në arsim

Rëniet në rezultatet e Maqedonisë së Veriut në PISA 2022 shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";