Shumë pak institucione paguajnë shtesën për punë jashtë orarit. Sipas Entit Shtetëror të Revizionit modulin e përllogaritjes së pagave e përdorin vetëm 29 institucione, ndërsa moduli i menaxhimit të pjesëmarrjes nuk përdoret fare.

Sipas Revizionit janë konstatuar dallime në shumën e pagave për të njëjtat vende pune në institucione të ndryshme, si rezultat i marrëveshjeve të ndryshme ligjore dhe kolektive në bazë të të cilave përcaktohet edhe shuma e pikëve për nëpunësit administrativ.

U konstatua se ndonëse korniza ligjor lejon pagesën e shtesave për punë jashtë orarit dhe përshtatjen me tregun e punës, shtesa për punë jashtë orarit paguhet vetëm në 26 nga 36 institucione, ndërsa shtesa për përshtatje me tregun e punës nuk paguhet në asnjë institucion.

Kjo, sipas Revizionit krijon edhe më shumë dallime në lartësinë e pagave ndërmjet nëpunësve administrativ dhe vë në dukje nevojën e harmonizimit të pagesës së shtesave, siç parashikohet në ligj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Revizioni në RMV: Shumë pak institucione paguajnë shtesën për punë jashtë orarit appeared first on Telegrafi.