Rezervat valutore në fund të tetorit të vitit 2025 kanë arritur në 4.843,2 milionë euro (katër miliardë e tetëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë euro) dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje prej 120,5 milionë euro (njëqind e njëzet milionë e pesëqind mijë euro), njoftoi Banka Popullore.

Pjesa më e madhe e rezervave valutore janë të investuara në letra me vlerë (71,1%), pasuar nga ari monetar (15,9%) dhe valutat dhe depozitat (13%).

Rezervat valutore janë pasuri financiare që i mban Banka Qendrore e një shteti në valutë të huaj (si euro, dollarë, paund), ar monetar dhe letra me vlerë ndërkombëtare.

“Rezervat valutore shërbejnë për disa qëllime kryesore: Stabilizimi i kursit të këmbimit, nëse monedha vendase bie në treg, Banka Qendrore përdor rezervat për ta mbështetur vlerën e saj; pagesa e importit dhe borxheve sigurojnë që vendi të ketë para për të blerë mallra nga jashtë (naftë, ushqim, pajisje) dhe për të shlyer detyrimet ndërkombëtare; besueshmëri ekonomike, sa më të larta rezervat, aq më shumë besim kanë investitorët se ekonomia është stabile”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Respektivisht, rezervat valutore janë kursimet ndërkombëtare të shtetit, që mbahen për të mbrojtur ekonominë dhe monedhën kombëtare”, thonë nga Banka Botërore.