Mbrëmë vonë Qeveria me sukses e ka përfunduar procesin e riatdhesimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Siria dhe Iraku – katër burra – luftëtarë të huaj, pesë gra dhe 14 fëmijë.

Procesi u zhvillua në përputhje me detyrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut që dalin nga e drejta ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, e drejta ndërkombëtare humanitare, standardet dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kundër katër luftëtarëve të huaj terroristë, pas dëshmive të siguruara paraprakisht nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Byroja për siguri publike, dhe në koordinim me Agjencinë për siguri kombëtare, janë parashtruar kallëzime adekuate penale në pajtim me legjislaturën kombëtare. Për shkak të mosqasjes së tyre për organet e ndjekjes, për ta janë shpallur fletarreste ndërkombëtare, ndërsa në mungesë të tyre, është përcaktuar masë e paraburgimit, me vendim të gjykatësit kompetent”, kumtoi në mëngjes Qeveria.

Gratë dhe fëmijët do të qëndrojnë në karantinë 14 ditore sipas Ligjit për mbrojtje nga popullata nga sëmundjet infektuese e që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Gjatë periudhës së ardhshme, shërbimet po ashtu do të punojnë në sigurimi e dëshmive për pjesëmarrje të mundshme në veprime inkriminuese, për secilin veç e veç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjitha masat që do të ndërmerren nga institucionet bazohen me obligimet e Planit nacional dhe proecurat për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të luftëtarëve në luftëra të huaja dhe anëtarët e tyre familjarë./Telegrafi/

Riatdhesohen luftëtarë të huaj dhe anëtarë të familjeve të tyre, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.