Rihapet “Fshati maqedonas”, Tomovski: Kompleksi që shtatë vite ishte i mbyllur për arsye të keqmenaxhimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej sot kompleksi “Fshati maqedonas” përsëri do të bëhet qendër e shkëmbimit kulturor, i traditës, arkitekturës autentike dhe ofertës turistike të Maqedonisë. Do të bëhet destinacion për mysafirë vendorë dhe të huaj, për nxënës dhe studentë, për artistë dhe hulumtues, për të gjithë ata që duan ta ndjejnë frymën e Maqedonisë – të gjallë, të ngrohtë dhe krenare. Jam krenar për rihapjen e kompleksit i cili gati shtatë vjet ishte i mbyllur dhe dëshmonte për menaxhim të keq dhe të papërgjegjshëm në të kaluarën, shkruan sot në rrjetet sociale drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski.

“Sot dërguam porosi të qartë – kur ekziston vizion, kur ka përgjegjësi dhe punë me përkushtim, prona shtetërore mundet dhe duhet të vendoset në funksion të qytetarëve dhe interesit kombëtar”, thekson Tomovski.

“Fshatin maqedonas” shton ai, e kthejmë si simbol të gjallë të historisë maqedonase, si shtytës ekonomik për zhvillimin lokal dhe si shembull se kur shteti menaxhon me nder, rezultatet janë të dukshme dhe të përhershme.

The post Rihapet “Fshati maqedonas”, Tomovski: Kompleksi që shtatë vite ishte i mbyllur për arsye të keqmenaxhimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy