Pasi që para 10 viteve u ndërprenë, nga viti studimor 2021/2022 Ministria e Arsimit dhe Shkencës përsëri do të ndajë bursa për studentët e ciklit të dytë në vend, ku sigurohet, mbështetje që të rinjtë kërkuan nga MASH dhe Qeveria.

Konkursi tani më është shpallur dhe gjendet në linkun në vazhdim.

“Me ndryshimin e programit për veprimtari shkencore-hulumtuese në MASH, janë futur 50 bursa për studime në ciklin e dytë në vend në sferën e shkencave Matematiko-Natyrore (fusha Biologji, Fizikë, Gjeologji dhe Mineralogji, Kimi, Biokimi, Matematikë dhe Informatikë) dhe shkenca teknike teknologjike (elektroteknikë, elektro-makineri, elektronikë dhe automatikë, energjetikë gjeodezi, ndërtimtari dhe ekonomi e ujit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji kompjuterike dhe informatikë, makineri, materiale, metalurgji, gjeologji të aplikuar dhe gjeofizikë, miniera, teknologji e prodhimeve ushqimore, teknologji e tekstilit dhe inxhinieri e telekomunikacionit), me pagesë mujore prej 9,000 denarë për nëntë muaj në vit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon kandidatët e interesuar të marrin parasysh kushtet dhe të konkurrojnë nëse i plotësojnë ato.Procedura e konkurrimit digjitalizohet përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk, i cili konsiderueshëm thjeshton mënyrën e ushtrimit të së drejtës. Kandidatët të cilët nuk kanë mundësi të konkurrojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë fletëparaqitjen në letër dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbështetje gjatë konkurrimit siguron Sektori për shkencës dhe inovacione. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve në këtë sektor gjenden në linku në vazhdim”, – thuhet në njoftimin e MASH-it.

The post Rikthehen bursat për studimet pasdiplomike në Maqedoni appeared first on Telegrafi.