Ristoska: Dy muajt e fundit kam pasur indikacione se duhet të tërhiqja kandidaturën time për gjyqtar në gjykatën e Strasburgut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Lence Ristoska ka reaguar pasi qeveria tërhoqi listën e tre kandidatëve në garën për gjyqtar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pa dhënë shpjegime.

“Duke pasur parasysh që qeveria refuzon të japë sqarime se cilat kritere nuk i përmbushim si kandidatë, gjë që është në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, do të doja të sqaroja disa gjëra.

Gjatë dy muajve të fundit, kam pasur indikacione se duhet të tërheq kandidaturën time për gjyqtar në gjykatën e Strasburgut, dhe në të njëjtën kohë, një fushatë shpifëse kundër meje po kryhej publikisht. Prandaj, lëvizja e Qeverisë për të mos pranuar listën për mua ishte e pritshme, vetëm se forma me të cilën Qeveria do të përpiqej të shkelte procedurën dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë, si dhe udhëzimet që vetë Qeveria i dha Komisionit në vendimin për themelimin e tij, ishte e pasigurt.

Mospërputhja e vendimit të Qeverisë mund të ndihet nga formulimi i përgjithshëm i mospranimit të listës, nga mungesa e transparencës dhe refuzimi për të dhënë informacion specifik në lidhje me kriteret që kandidatët pretendohet se nuk i plotësojnë.

Advertisement

Sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës, procedura duhet të jetë e sigurt dhe e përcaktuar paraprakisht, e drejtë dhe transparente. Në kushte të tilla, është plotësisht normale dhe e pranueshme të mos jesh kandidati më i mirë dhe të mos marrësh pozicionin për të cilin aplikon”, shkrua prokurorja në profilin e saj në Facebook./Telegrafi/

The post Ristoska: Dy muajt e fundit kam pasur indikacione se duhet të tërhiqja kandidaturën time për gjyqtar në gjykatën e Strasburgut appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy