Ristoska: Qeveria duhet të tregojë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet për gjykatën e Strasburgut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Lençe Ristoska, e cila ishte një nga tre kandidatët në listën e propozuar për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ), i bëri thirrje Qeverisë të thotë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet në mënyrë që të anulojë listën e propozuar.

Në të njëjtën kohë, Ristoska po reagon edhe ndaj formimit të një komisioni të ri për të propozuar një gjyqtar në GJEDNJ.

“Po ndjek zhvillimet rreth vendimit të Qeverisë për të krijuar një komision të ri që duhet të vazhdojë procedurën për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Këshilli i Evropës ka përcaktuar rregulla për fazat nëpër të cilat kalon procedura për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kështu që nëse ka shkelje të këtyre rregullave, unë do ta njoftoj zyrtarisht Këshillin e Evropës për këtë”, tha Ristoska për “Sloboden Peçat”.

Sa i përket qëndrimit të Qeverisë se kandidatët nuk i plotësuan kushtet, ajo shton se në emër të transparencës do të ishte e dobishme që Qeveria të shpallë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet, si dhe në cilën procedurë është përcaktuar kjo./Telegrafi/

Advertisement

The post Ristoska: Qeveria duhet të tregojë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet për gjykatën e Strasburgut appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy