Gjykatësja Olja Ristova e cila në rang listën për gjykatës në Apel ishte e para me vlerësimet më të larta nga Gjykata Penale në Shkup, ka reaguar publikisht pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e 8 gjykatësve në Apel.

Ristova ka deklaruar se prej dy vite e gjysmë ishte e radhitur si e para, por këtë fakt Këshilli Gjyqësor nuk e ka marr në konsideratë. “Zgjedhjet janë skandaloze, mënyrë e radhitjes dhe rang lista vihet seriozisht në pikëpyetje. Gjithashtu edhe fuqia ndëshkuese e shumicës së badenterit.

Këshilli Gjyqësor duhet të shpërbëhet urgjentisht dhe të reformohet” ka shkruar Ristova e cila në listën e miratuar nga vetë këshilli ishte e radhitur e treta me 74.8 pikë, ndërsa e para në grupin e gjykatësve nga Gjykata Penale në Shkup.

Ristova: Këshilli Gjyqësor duhet shkarkuar urgjentisht shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";