Maqedonia, nëpërmjet strukturave dhe organeve për menaxhimin e fondeve nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, ka vendosur të pezullojë përkohësisht pagesat e fondeve nga programi IPARD. Kjo thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave të RMV-së.

Nga atje sqarojnë se ky vendim vjen pas zhvillimeve aktuale me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel u njoftuan për këtë vendim në të njëjtën ditë, të cilat raportuan dhe përshëndetën vendimin e Strukturave Kombëtare.

“Qëllimi është të ofrohet siguri se sistemi i krijuar garanton ligjshmërinë dhe rregullsinë e pagesave IPARD, si dhe ekzistencën e masave efektive për të mbrojtur nga mashtrimet dhe korrupsioni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht, Strukturat Kombëtare për Menaxhimin e Fondeve nga Instrumenti IPA/IPARD tashmë po ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë që lidhen me zhvillimet aktuale.

Republika e Maqedonisë ka marrë nga Komisioni Evropian të drejtën për të decentralizuar menaxhimin e fondeve nga Instrumenti IPA/IPARD që nga viti 2009″, thonë nga Ministria e Financave në një deklaratë./Telegrafi/