RMV shënon rënie në lirinë e medias, BDI fajëson Qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Rënia e vendit për gjashtë pozita në Indeksin më të fundit për Lirinë e medias të “Reporterëve pa kufij” për vitin 2025 përbën një tregues serioz për prirjet negative në qeverisjen demokratike dhe raportin me mendimin kritik në vend”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Siç thonë nga BDI, analiza e detajuar nxjerr në pah dobësi të mëdha – nga konteksti politik dhe korniza ligjore, deri te presionet ekonomike dhe siguria e gazetarëve.

Reagimi i plotë:

“Ajo që shqetëson më shumë është se raporti identifikon qartë ekzistencën e disa sistemeve mediatike paralele, të lidhura drejtpërdrejt me qendra politike dhe ekonomike të pushtetit, të cilat ndikojnë në politikën redaktuese dhe minojnë besimin e qytetarëve.

Advertisement

Në vend që të garantojë pavarësinë institucionale, Qeveria ka zgjedhur ta thellojë klientelizmin përmes mekanizmave të rinj ndikimi, përfshirë edhe reklamimin e institucioneve publike në media private – çka risjell në vëmendje çështjen e transparencës dhe trajtimit të drejtë të sektorit mediatik.

BDI e rikujton Qeverinë se qëndrimi ndaj mediave është pasqyrë e drejtpërdrejtë e pjekurisë së një demokracie.

Në vend të mbështetjes selektive dhe qasjeve redaktuese të përshtatshme politikisht, është e domosdoshme të mbështeten standardet profesionale, pavarësia e shërbimit publik, mbrojtja e gazetarëve dhe gatishmëria institucionale për t’iu përgjigjur raportimit kritik me llogaridhënie, e jo me presione.

BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin se liria e medias është një shtyllë themelore e shtetit ligjor dhe do të mbështesë çdo proces që çon drejt transparencës mediatike, pluralizmit dhe profesionalizimit, në përputhje me standardet evropiane drejt të cilave synojmë”, reagon BDI-ja.

Advertisement

The post RMV shënon rënie në lirinë e medias, BDI fajëson Qeverinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy