
Pas shëtitjes së Bujar Osmanit me arkitektin nga meksika, Micheal Rojkind nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku të dy simbolikisht e nisën procesin e bashkë-krijimit të një vizioni urban për Çairin. Osmani paralajmëroi se për herë të parë komuna do të ketë një plan zhvillimi afatgjatë dhe gjithëpërfshirës, i cili në fokus do t’i vendosë nevojat e qytetarëve, sigurinë, qasjen dhe hapësirën publike.
Arkitekti Rojkind, i cili është pjesë e ekipit të Osmanit, thotë se Çairi është një sistem i gjallë që duhet të zhvillohet me kujdes.
“Është nder për mua të bashkëpunoj me mikun tim Bujar Osmani në zhvillimin e përbashkët të një vizioni afatgjatë për komunën. Kjo nuk do të jetë një planifikim urbanistik konvencional, por një koncept për Çairin si një sistem i gjallë, i rrënjosur në kujdesin për komunën, historinë dhe jetesën kolektive. Puna jonë do të jetë e mbështetur në ritmet e Çarshisë së Vjetër, në komunitet dhe do të bazohet në mënyrat e përditshme se si njerëzit jetojnë dhe e përdorin hapësirën publike”, tha Rojkind.
Sipas tij, Çairi nuk është vetëm një pikë gjeografike në hartë, por simbol i bashkëjetesës dhe vazhdimësisë. Prandaj vizioni që ai ndërton me Osmanin synon të krijojë mjedise ku dallimet jo vetëm që pranohen, por edhe lidhen mes vete, ku njerëzit ndihen “të parë, të vlerësuar dhe si në shtëpinë e tyre, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre”.
The post Rojkind: Së bashku me Bujar Osmanin punojmë në zhvillimin e një planifikimi urbanistik dhe koncepti të ri për Çairin appeared first on Telegrafi.