Rreth 1.000 të hospitalizuar nga coronavirusi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 1.000 të hospitalizuar. Spitalet më të ngarkuara janë ai i Gostivarit, Tetovës dhe pjesërisht në Kërçovë, Strugë dhe Ohër.

Në 24 orët e fundit u regjistruar 870 raste të reja me coronavirus nga 5.844 testime, ndërsa 37 të tjerë humbën jetën, kurse më i riu prej tyre ishte 22 vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe se ka kapacitete të mjaftueshme spitalore.

“Siguruam shtretër për të gjithë pacientët. Këtë e bëjmë me sistem të rotacionit. Këtu në Shkup u hapën Kovid Qendrat shtesë. Për çdo ditë kemi konsultime me drejtorët dhe me kuadrin në dispozicion, mjek dhe infermiere që të hapen qendra shtesë”, tha Filipçe.

Advertisement

Në lidhje me moshën e pacientëve, më së shumti janë pacientët mbi 60 vjet, ndërsa përqindjen më të vogël e kanë fëmijët.

“Ka rreth 20 fëmijë të hospitalizuar në spitalin në Kozle dhe kanë kryesisht formë të lehtë të sëmundjes”, tha Filipçe.

Prej rasteve të vdekjes, pjesa më e madhe është mbi 60 vjet, ndërsa prej tyre 73% kanë sëmundje kronike.

“Ajo që vërehet është shumë gjatë po mjekohen jashtë spitaleve dhe vijnë në mjek shumë vonë, me parametra të këqija, me saturim të ulët”, thotë Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Rreth 1.000 të hospitalizuar nga coronavirusi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy