Rreth 40.000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth 40,000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit, ndërsa mijëra të tjerë janë bartës të kësaj sëmundje por refuzojnë të nisin proceduarat e mjekimit. Ministria e Shëndetësisë dhe klinikat përkatëse vlerësojnë se duke zbatuar metodat moderne diagnostikuese përmes kontrolloce, sëmundjet e mëlçisë do të zbulohen dhe trajtohen në kohën e duhur. Ky është edhe qëllimi i fushatës për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e hepatitit viral dhe kancerit të mëlçisë, e cila po zbatohet me rastin e 28 korrikut, Ditës Botërore të Hepatitit.

“Në shtetin tonë jetojnë me mijëra pacientë të cilët janë bartës të hepatitit po të cilët nuk e dinë dhe që nuk kanë qasje në diagnostikim dhe terapi. Si infektolog dhe drejtor I Klinikës Infektiv dhe shërbyes publik apeloj publikisht që investimi në politikat shëndetësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të hepatitit të jetë primare”, tha Fadil Cana, drejtor I Klinikës Infektive.

“Në fazën e parë kur detektohet një sëmundje më lehtë shërohet edhe më lehtë është për t’u ndjekur dhe më lirë për shtetin. Ministria e Shëndetësisë investimet në shëndetësi nuk i sheh si harxhim por i sheh si investim për të ardhmen me qëllim që qytetarët të kenë një jetë më cilësore, të zbulohen sëmundjet në fazën e parë dhe të trajtohen më lehtë dhe të shërohen më lehtë”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Qytetarët që u testuan në sheshin e qytetit të Shkupit vlerësojnë se aktivitetet e tilla janë mundësia më e shpejt e diagnostikimit të një sëmundje.

Advertisement

“Mbaj llogari për ushqimin, nuk ha shumë yndyrë, më shumë pemë dhe perime, Vlerësoj se kujdesem. Erdha të kontrolloj yndyrën në mëlçi, e bëra incizimin, mjeku tha është në rregull”, u shpreh një qytetare.

“Jam falënderues që rezultati më doli negativ. E përshëndes këtë aksion sepse popullata vështirë vendos të shkoj e të pres radhë në ambulance. Ky është një aksion shumë i mirë. Sikur të ketë aksione të ngjashme, për kontrolle tjera nuk do të ishte keq”, tha një qytetar.

Sipas mjekëve, një numër i madh i pacientëve me hepatit, nëse nuk trajtohen me kohë, zhvillojnë kancer të mëlçisë. Aktualisht, Klinika e Gastroenterohepatologjisë dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive kanë terapi për hepatitin kronik C dhe B./Alsat/

The post Rreth 40.000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy