Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,46 % në raport me vendimin e datës 01.09.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 1,245 den/kg dhe tani do të jetë 37,148 den/kg.

Nga data 10.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 78,00 (denarë/litër)Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,00 (denarë/litër)Mazut М-1 SU 37,148 (denarë/kilogram)

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy