Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,59 % në raport me vendimin e datës 27.10.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 30.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS-95 73,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS-98 75,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 36,057 (denarë/kilogram).
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";