Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.254 testime dhe janë regjistruar 293 raste të reja me Covid-19.

Shkup – 157, Kumanovë dhe Manastir – nga 19, Ohër – 18, Tetovë dhe Veles – nga 15, Shtip – 11, Prilep – 8, Kavadar – 7, Strumicë – 6, Gostivar – 4, Koçan dhe Negotinë – nga 3, Radovish – 2, Gjevgjeli, Resnje, Sveti Nikollë, Dellçevë, Vinicë dhe Demir Kapi – nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (293), janë regjistruar 81 riinfeksione.

Janë regjistruar 102 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë vdekje.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me Covid-19, nuk ka asnjë person të vdekur të regjistruar as nga sistemi “Termini im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.085.639 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.794, numri i të shëruarve është 304.341, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 1.126.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Maqedoni, në 24 orë janë regjistruar 293 raste të reja appeared first on Telegrafi.