Rritet numri i turistëve nga Evropa Perëndimore që vizitojnë Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Maqedonia e Veriut në pesë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje të qarkullimit turistik dhe një rritje të numrit të turistëve nga vendet e Evropës Perëndimore si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

U regjistrua një rritje prej 23.6 përqind e turistëve të huaj dhe një rritje prej 18.7 përqind e qëndrimeve me netë. Në pesë muajt e parë të vitit 2025, xhiroja turistike në Maqedoni shënoi një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave, Franca bie më shumë në sy me një rritje prej 219 përqind të numrit të turistëve dhe 303 përqind të qëndrimeve me netë, e ndjekur nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Gjermania bie në sy në veçanti me një rritje prej 219 përqind të numrit të turistëve dhe 146 përqind të qëndrimeve me netë, gjë që tregon një interes të shtuar ndjeshëm të turistëve gjermanë për të vizituar vendin tonë. Franca shënoi rritjen më të lartë me 398 përqind më shumë turistë dhe 303 përqind më shumë qëndrime me netë, duke u pozicionuar si një objektiv i ri strategjik i politikave turistike. Britania e Madhe shënoi një rritje të ndjeshme prej 204 përqind të numrit të turistëve dhe 139 përqind të qëndrimeve me netë”.

Advertisement

Megjithatë, pavarësisht rritjes së ndjeshme të turistëve nga vendet e Evropës Perëndimore, në Maqedoni këtë vit fronin turistik e mbajnë vizitorët nga Turqia, një vend që, ashtu si vitin e kaluar, është tregu kryesor me një rritje prej 11 përqind të numrit të turistëve dhe 21 përqind të qëndrimeve me netë, duke ruajtur pozicionin e parë sipas numrit të përgjithshëm të turistëve dhe qëndrimeve me netë./Telegrafi/

The post Rritet numri i turistëve nga Evropa Perëndimore që vizitojnë Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy