Qarkullimi në industri, në total, u rrit me 13.8% në korrik 2025 krahasuar me korrikun 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Qarkullimi në industri, në total, në korrik 2025 krahasuar me korrikun 2024, sipas grupeve kryesore industriale, shënoi një rritje në Mallra të ndërmjetme, përveç energjisë me 2.6%, Mallra kapitale me 36.4%, mallra të qëndrueshme të konsumit me 7.2% dhe mallra të paqëndrueshme të konsumit me 2.6%.

Qarkullimi në industri, në total, në korrik 2025 krahasuar me qershorin 2025, shënoi një rënie prej 0.7%, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar – korrik 2024, shënoi një rritje prej 8.1%.

Qarkullimi në industri në tregun vendas në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, shënoi një rritje prej 3.4%, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar – korrik 2024, shënoi një rënie prej 1.3%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qarkullimi në industri në tregjet e jashtme në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, shënoi një rritje prej 17.4%, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar – korrik 2024, shënoi një rritje prej 10.3%./Telegrafi/