Vazhdon trysnia ndaj spitaleve me pacientë me coronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Momentalisht në mjekim spitalor për shkak të komplikimeve me coronavirusin janë 919 persona, ndërsa Klinika Infektive tashmë me ditë është e mbushur. Po ashtu është rritur edhe numri i atyre që kanë nevojë për hospitalizim në Kumanovë dhe Strumicë. Në spitalin e Kumanovës për çdo ditë ambulanca ka kontrolluar 120 deri 150 raste me COVID-19.

“Në spitalin modular dhe në repartin infektiv kemi 63 pacientë të hospitalizuar”, tha drejtorja e spitalin të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.

Ajo tha se në spitale vijnë pacientë të rinj, ndërsa në mesin e të hospitalizuarve janë të moshës nga 30 deri në 80 vjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kishim një pacient në spitalin modular, ishte 30 vjet dhe ishte pacienti më i ri”, tha Zaharieva.

Në mbledhjen e sotme të Ministrinë e Shëndetësisë është konstatuar se gjatë periudhës së ardhshme mund të rritet numri i hospitalizimeve të reja./Telegrafi/

Rritet trysnia ndaj spitaleve me Covid pacientë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";