Dje rreth orës 13:00 në një luginë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Resnjë me ndihmën e paragliderëve kanë gjetur veturën “Volkswagen Golf” me targa të Resnjës, ndërsa në afërsi të saj janë gjetur dy persona të vdekur.
Mjeku i Urgjencës ka konstatuar se personat janë M.H (59) dhe M.H (56), për të cilët djali i tyre ka raportuar se më datë 16.06.2024 janë larguar nga shtëpia me automjet.
Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
The post Rrotullohet një automjet në rrugën Ohër – Oteshevë, humbin jetën dy persona appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";