Sofja është ndër qendrat më të rëndësishme diplomatike. Kështu tha në një intervistë për “NOVA”-n bullgare, ambasadorja e RMV-së në Sofje Angeza Rusi Popovska. Ajo shton se Maqedonia është kandidatja më e vjetër për anëtarësim në Bashkimin Europian nga Ballkani Perëndimor.

Rusi-Popovska beson se dy vendet mund të jenë më afër duke ndërtuar me mençuri një atmosferë të dialogut dhe respektit të ndërsjellë. Ajo shton se kjo është e vetmja mënyrë për të hapur një paradigmë të re në marrëdhëniet maqedono-bullgare.

“Në kohën e pavarësisë, brezi im po maturohej. Dhe mbaj mend që atëherë ëndërronim, kishim synim të bëheshim pjesë e familjes europiane dhe euroatlantike, të ndërtonim një shtet multietnik të drejtë dhe gjithëpërfshirës, me institucione demokratike, me shtet ligjor, me respekt për të drejtat e njeriut, ku të gjithëve do t’i garantohet e drejta për drejtësi, stabilitet, siguri dhe përparim. Dhe ne e shohim procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian pikërisht në këtë kuptim.

Përkundër të gjitha sfidave, integrimi europian nuk ka alternativë për Maqedoninë e Veriut, ashtu siç nuk ka alternativë për ndërtimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe unë e besoj thellë këtë.”- tha Agneza Rusi Popovska, ambasadore e RMV-së në Bullgari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rusi Popovska: BE dhe miqësia me Bullgarinë nuk kanë alternativë për RMV-në appeared first on Telegrafi.