Rusia ka shpallur non-grada një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

“Olivera Çausheva-Dimovska, ushtrues detyre e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse u thirr në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku asaj iu dha një shënim që deklaron për non-grada një punonjës së Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë,” tha deklaratën e Ministrisë.

Kjo masë është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të palës së Maqedonisë ku në muajin maj e shpalli për non-grada një diplomat nga Ambasada ruse në Shkup, thonë nga atje.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut dëboi një diplomat rus në fund të muajit maj. Pas kësaj lëvizje të Maqedonisë, misioni diplomatik rus në Shkup njoftoi se Moska po konsideron kundërmasa./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia shpall non-grada një diplomat të Maqedonisë shkruan Telegrafi.