Vepra penale terrorizëm dhe vepra kërcënim terrorist i rendin kushtetues dhe sigurisë janë vepra të ndryshme dhe në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm, tha sot në emisionin “360 Gradë”, shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska.

“Vepra penale terrorizëm dhe kjo vepër penale, rrezikimi terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë, kanë objekt krejtësisht të ndryshëm të mbrojtjes dhe veprimet e ekzekutimit janë shumë të ndryshme. Kështu që askush këtu nuk është i akuzuar për terrorizëm dhe askush nuk mban përgjegjësi për terrorizëm. Të akuzuar për terrorizëm ishin ato të “Lagjes së Trimave”. Ata u akuzuan për terrorizëm ndërsa këtu askush nuk akuzohet për terrorizëm”, tha Ruskovska.

Ruskovska: Askush nuk është dënuar për terrorizëm në rastin “27 prilli” shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";